Në konferencën për shtyp, lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave të përmbytjeve, duke apeluar se nuk është koha për përplasje përmes rrjeteve sociale dhe për të kërkuar fajtorët, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se është koha për të ndihmuar Shkupin dhe shkupjanët. Zaev bëri të ditur se nesër do të mbahet një seancë në Këshillin e komunës së Strumicës, ku do të sillet vendim për mbledhje të ndihmave për Shkupin dhe për Tetovën./Telegrafi/