Site icon Telegrafi

Zaev: Është koha që Maqedonia të bëjë histori

“Koha është që Maqedonia të bëj histori, në mënyrë të përshpejtuar të vazhdon rrugën për një të ardhme më të ndritur”, porositi kryeministri Zoran Zaev nga Pelinca, gjatë shënimit të festës kombëtare të ilindenit.

Gjatë fjalimit të tij Zaev theksoi se Marrëveshja me Greqinë është akt patriotik dhe se me të ruhet identiteti, gjuha dhe shtetësia maqedonase dhe bëri thirrje për unitet, në vend të ndarjeve.

“T’i ndalojmë të gjitha ndarjet, të bashkohemi brenda dhe me familjen evropiane që të kemi të nesërme.Pak ditë më parë kemi konfirmuar datën e referendumit 30 shtatorin. Kjo është dita e përcaktimit tonë të ri historik, dita kur ne do të vendosim për të ardhmen tonë si pjesë e familjes së BE-së dhe aleancës më të fortë atë të NATO-s”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë në referendumin e 30 shtatorit dhe të rrumbullakosën PO në fletën e votimit.

Exit mobile version