Telegrafi

Zaev: Është e mundur zgjidhja e pranuar nga të gjithë për Prokurorinë Publike

Kryeministri Zoran Zaev nuk beson se kanë dështuar bisedimet mbi ligjin për prokurorinë publike dhe statusin e ardhshëm të PSP me partinë më të madhe opozitare në Kuvend OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai mendon se përmes diskutimeve mund të arrihet tek një zgjidhje e cila do të përkraheshe nga të gjithë dhe se kjo çështje mund të mbyllet deri në fund të muajt. Që nga sot, siç njoftoi ai, ata do të fillojnë bisedimet me partitë e vogla politike dhe grupet e vogla kuvendare.

“Ky është një nga ligjet më të rëndësishme në gjyqësor. Ministria e Drejtësisë sot po fillon bisedimet me partitë më të vogla politike dhe grupet e vogla kuvendare. Unë nuk besoj se bisedimet kanë dështuar me partinë më të madhe kuvendare OBRM-PDUKM”, tha Zaev gjatë vizitës në Kumanovë.

I pyetur nëse deri më 1 prill do të ishte i mundur miratimi i ligjit, Zaev u përgjigj se nëse bëhen përpjekje kjo është e mundur./Telegrafi/