Zoran Zaev sot realizoi takim me tetë deputetët e OBRM-PDUKM-së të cilët votuan për ndryshimet kushtetuese.
Kryeministri pas takimit për mediat tha se kanë biseduar në detaje për amendamentet kushtetuese dhe marrëveshjen e Prespës, ku shoi se tani në Qeveri do të konfirmohet teksti.
Zaev tha se “ende nuk dihet se sa amendamente do të përfshihen, pasi kjo varet nga marrëveshja e Prespës. Mirëpo çdo deputetë ka mundësi që të jap draft amendamente”.
Kryeministri për përfshirjen e Marrëveshjes së Ohrit në preambulë tha se ende nuk mund të thotë asgjë për shkak se kjo duhet të debatohet.
Ndërsa deputetët e pavarur thanë se “ne edhe njëherë i kemi theksuar kërkesat tona dhe kemi marr mbështetje nga Zaevi, ku shtuan se grupi do të dalë me tekst për amendamentet në Kuvendin e Maqedonisë, ku bëhet fjalë për katër amendamente”.
Ai tha se sot kemi folur edhe për pikën e kartë ku ka të bëjë me pajtimin e cila duhet të fillojë nga dita e hënë./Telegrafi/