Site icon Telegrafi

Zaev: Ekziston vullnet politik për decentralizim të vërtetë

Kryeministri Zoran Zaev sot porositi se Qeveria ka vullnet politik për decentralizim të vërtetë dhe të zbatohet transferi maksimal i kompetencave dhe financave nga niveli qendror dhe lokal.

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin nacional për kryetarë komunash dhe kryetare të komunave, që po mbahet në Strugë, Zaev theksoi se Qeveria është fuqishëm e përcaktuar që të mundësojë zhvillim të barabartë rajonal dhe jetë cilësore për të gjithë qytetarët në vend pa dallim nëse jetojnë në qytet, fshat apo në ndonjë vend tjetër të vogël banueshëm.

“Si kryeministër dhe si Qeveri u detyruam që ta përforcojmë decentralizimin, të mundësojmë transfer maksimal të mundshëm të kompetencave nga niveli qendror në atë lokal dhe këtë ta bëjmë me bartje përkatëse të mjeteve financiare për kryerjen e tyre”, deklaroi Zaev në forumin “Decentralizim i vërtetë”, që u mbajt në organizim të Programit për zhvillim të KB-së (UNDP).

Duke theksuar se qytetarët e Maqedonisë kanë nevoja të njëjta dhe të drejta të njëjta, siç janë cilësia e ujit të pijshëm ajri i pastër, ambienti i pastër, infrastruktura e siguri dhe servise të kapshme sociale dhe institucionale, kryeministri Zaev e theksoi nevojën e komunikimit të afërt dhe të bashkëpunimit në pushtetet lokale. /Telegrafi/

Exit mobile version