Site icon Telegrafi

Zaev: Ekziston mundësi e madhe të mos arrijmë marrëveshje me Bullgarinë, por mbetemi optimist

Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp, tha se ekziston mundësi e madhe të mos arrihet marrëveshje me Bullgarinë, por shtoi se ai mbetet optimist.

“Me optimizëm dërgojmë mesazh se bëjmë gjithçka që të arrijmë zgjidhje. Unë jam i njëjti që më 11 tetor, e njoftova popullin tonë se mund të mos kemi zgjidhje, gjegjësisht të mos mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian”, tha Zaev.

Ai theksoi se do të vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje, që do të jetë e pranueshme për të dy palët.

I pyetur pse nuk diskutohet në Kuvend për çështjen me Bullgarinë, Zaev tha se pasi diskutimet janë në fazën finale kjo situatë mund të përdoret për pikë politike.

Kryeministri dje deklaroi se pret që deri ditën e martë të javës së ardhshme të arrihet marrëveshje me Bullgarinë./Telegrafi/

Exit mobile version