Site icon Telegrafi

Zaev: Ekzistojnë tre mënyra për vazhdimin e mandatit të PSP-së (Video)

Kryeministri Zoran Zaev pas marrjes në pyetje nga PSP, tha se do të bëjë gjithçka në kuadër të kompetencave të tij që kjo prokurori ta kryejë punën për të cilën është themeluar. Ai tha se ekzistojnë disa mënyra që të vazhdohet mandati i PSP-së, ku përmendi se edhe Gjykata Kushtetuese mund ta bëjë një gjë të tillë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ekzistojnë mënyra të ndryshme për vazhdimin e mandatit të PSP-së. Është Parlamenti përmes dy të tretave, ekziston mundësia që Gjykata Kushtetuese t’i shqyrtojë mundësitë dhe ekziston mundësi për inkorporim të PSP si sektor i veçantë në Prokurorinë shtetërore publike, ndërsa ekzistojnë edhe alternativa tjera besoj. E di se do të bëjë gjithçka që është në kompetencat e mira që PSP ta kryejë punën për të cilën është themeluar dhe është konfimuar me konsensus në Maqedoni”, deklaroi Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas deklaratës në PSP për rastin “Target”.

Ai tha se, komentin për përfshirjen e hetimeve duhet ta japë PSP, ndërsa sipas tij, ligji duhet të vlejë në mënyrë të barabartë për të gjithë./Telegrafi/

Exit mobile version