Kryeministri Zoran Zaev përsëri ka qenë cak i sulmeve hibride dhe këtë herë ka biseduar me të rremen Greta Thunberg.
Këtë sulm e bëri të ditur Marjan Zabrçanc, këshilltar i posaçëm i kryeministrit Zaev, i cili thotë se eko-aktivistja e rreme edhe pse ka qenë e dyshuar, është lejuar që biseda të realizohet.
“Para disa ditësh, zbuluam sulm hibrid ndaj kabinetit të kryeministrit, ku u keqpërdor identiteti i aktivistes së vogël, Greta Thunberg”, tha Marjan Zabrçanev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai njoftoi se manipulatorët kanë përdorur e-mail-adresa të brenduara dhe përmes kërkesës zyrtare në Përfaqësi diplomatike-konsullore të Maqedonisë, kanë arritur të caktojnë dhe të realizojnë bisedë telefonike me kryeministrin Zaev, duke u prezantuar si Greta Thunberg dhe si i ati i saj.
Disa pjesë të bisedës kanë qenë të dyshimta për kryeministrin dhe për këshilltarët e tij, megjithatë është marrë vendim që biseda të vazhdojë deri në fund.
“Menjëherë pas përfundimit të bisedës, i kryem të gjitha kontrollet për vërtetimin e identitetit të bashkëbiseduesve, dhe sot me siguri mund të themi se zbuluam sulm hibrid ndaj kabinetit të kryeministrit”, tha Zabrçanev.
Pas këtij zbulimi janë kontaktuar familja e Gretës dhe janë njoftuar për të gjitha detajet.
Ndryshe, Zaev më herët ishte cak i sulmeve nga komikët rusë Vlladimir Kuzencov dhe Aleksej Stollarov të cilët ishin paraqitur në biseda telefonike si ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens/Telegrafi/