Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, me rastin e festës krishtere “Proçka” përmes një komunikate të dërguar për Telegrafin në Maqedoni, uron besimtarët krishterë të cilët e festojnë këtë festë. Zaev në letër thekson se populli ka zgjedhur të mirën kundër të keqes dhe bashkimin kundër ndarjes.
“E zgjodhëm të mirën kundër të keqes, të vërtetën kundër gënjeshtrës, drejtësinë kundër padrejtësisë, bashkimin kundër ndarjes. Treguam durim, tolerancë, mençuri dhe sinqeritet ndaj problemeve që sjellin zgjidhje për paqen dhe mirëqenien e çdo personi. Kjo është rruga e pajtimit tonë individual dhe kolektiv, siç është edhe mesazhi i kësaj feste”, shkruan Zaev në letrën e urimit./Telegrafi/