Kryeministri Zoran Zaev, mëngjesin e sotëm deklaroi se e ka nënshkruar dorëheqjen, pas çka pritet që kryetari i Kuvendit, të konvokojë seancë plenare, ku do të konstatohet dorëheqja.
“Besoj se shumë shpejtë do të arrijë në Kuvend, që të mund gjatë ditës të fillojë procedura dhe përfundojnë punët për zgjedhjen e qeverisë kalimtare”, tha Zaev në një emision televiziv.
Ai pret që e gjithë procedura të kalojë pa problem, duke përkujtuar se praktika e formimit të qeverisë kalimtare është vendosur që në vitin 2016, me kërkesë të LSDM-së, kur ata ishin në opozitë.
Pas konstatimit të dorëheqjes, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e njofton presidentin e shtetit Stevo Pendarovski, i cili duhet t’i jep mandat ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili nga organet më të larta të LSDM-së, u propozua si kryeministër teknik, e për të cilin ka pajtim edhe nga partia opozitare OBRM-PDUKM.
Më pas Spasovski, duhet ta propozojë Qeverinë e re, ndërsa Kuvendi ta votojë edhe kjo përbërje qeveritare do të udhëheq me shtetin në periudhë deri në formimin e Qeverisë së re./Telegrafi/