Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev dje ka publikuar listat për deputet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por ajo çka bije në sy është demantimi i vetëvetes të kryetarit të LSDM-së në lidhje me bartësin e listës zgjedhore numër 2, ku bartës është ministri aktual i MPB-së Oliver Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më herët, në një tribunë publike të LSDM-së ”Në kohë zgjedhjesh është e patjetërsueshme që të dallohet çka është parti e çka është shtet. Nuk mundet që Gordana Jankullovska të jetë bartës liste dhe ministër, me ndihmën e të gjithë policëve. Kjo ndjell frikë tek votuesit.” tha atëkohë Zoran Zaev.
https://www.youtube.com/watch?v=C3MOqmIEOUk
Tani, ministër i MPB-së është Oliver Spasovski, njëkohësisht edhe bartës liste për rajonin e Kumanovës./Telegrafi/