Telegrafi

Zaev e Birosov vizitojnë Romën, për nderë të 24 majit të Shën Kirilit e Metodit

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zoran Zaev e Boyko Borisov, do të vizitojnë Romën, ku do të kenë ceremoni të përbashkëta për 24 majin e njohur si Dita e Shën Kirilit dhe Metodit.

Kryeministrat do të realizojnë një takim edhe me Papa Françeskun, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo do të jetë vizita e parë e përbashkët e një delegacioni Maqedoni-Bullgari.

Kjo ditë konsiderohet si ditë kombëtare feste, si në Maqedoni, ashtu edhe në Bullgari dhe vizita paraqet një përafrim më të madh të miqësisë dhe fqinjësisë së të dy vendeve./Telegrafi/