Telegrafi

Zaev: Duhet të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme që në mënyrë efikase ta parandalojmë coronavirusin

Ish-kryeministri dhe kryetar i LSDM-së Zoran Zaev, thotë se duhet të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme në shtet, në mënyrë që të vazhdojë edhe lufta efikase ndaj pandemisë së coronavirusit.

Zaev thotë se në situatë kur Kuvendi është i shpërndarë, Qeveria përmes mekanizmave që i ka në dispozicion do të mund të reagojë në kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vlerësoj se QEveria ka treguar sjellje të përgjegjshme në gjendjen e jashtëzakonshme, duke sjellë masa dhe rregulla në interes të qytetarëve dhe të menaxhimit të situatës. Gjendja e jashtëzakonshme jep mundësi për zbatimin e masave të shpejta dhe efikase në drejtim të parandalimit të përhapjes së coronavirusit, mbrojtjes së shëndetit dhe menaxhimit me pasojat ekonomike”.

“Të mos harrojmë – kjo është luftë për më të vlefshmen, jetën e njerëzve. Menaxhimi me coronavirusin kërkon përkushtim serioz nga institucionet, por edhe nga ne si individë. Të vazhdojmë t’i respektojmë masat”, ka shkruar Zaev në Facebook.

Ndryshe, në seancën e sotme Këshilli i Sigurisë pritet që të merr vendim që gjendja e jashtëzakonshme të vazhdohet edhe për 30 ditë në gjithë territorin e shtetit./Telegrafi/