Mijëra amendamente të paraqitura nga OBRM-PDUKM në ligjet për Akademinë e Gjyqtarëve dhe prokurorët publikë, Prokurorinë Publike dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor dërgojnë një mesazh të pandershëm dhe jo shtetëror, tha kryeministri Zoran Zaev në një deklaratë para mediave.
Në lidhje me disa mijëra amendamente të paraqitura për Kodin Zgjedhor për krijimin e një njësie zgjedhore, Zaev tha se me ndryshime të tilla mund të humbin partitë e mëdha, siç janë LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja, por do të ketë fitim shteti.
“Të gjitha partitë do të fitojnë, dhe me përkatësi etnike edhe partitë më të vogla, demokracia do të fitojë. 9.000 amendamentet e paraqitura po bllokojnë këtë proces dhe kanë frikë se do të ketë një shumicë të formuar në Kuvend për të miratuar modelin e ri zgjedhor”, tha kryeministri.
Për 5.000 amendamentet e paraqitura nga partneri i koalicionit qeverisës BDI në lidhje me ndryshim të modelit zgjedhor, Zaev tha se është një arsye serioze për menduar që do të hap LSDM./Telegrafi/