Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në suaza të vizitës dy ditore në Sarajevë, sot pasdite realizoi takim me kryesuesin e Këshillit të ministrave të BeH, Denis Zvizdiq.
“Kryeministri Zaev solli energji pozitive në Ballkanin Perëndimor”, vlerësoi kryesuesi Zvizdiq në takimin e delegacioneve të dy vendeve, të Maqedonisë dhe BeH-së, ku edhe ai konfirmoi se pranon nismën e kryeministrit Zaev për nisjen e linjës ajrore në relacion Sarajevë-Podgoricë-Shkup.
“Kryeministri Zaev soli në Ballkanin Perëndimor energji të re pozitive”, vlerësoi pas takimit të delegacionit të dy vendeve, të Maqedonisë dhe të BeH-së, kryesuesi Zvizdiq, i cili konfirmoi se edhe ai e pranon nismën e kryeministrit Zaev për linjën ajrore në relacionin Sarajevë-Podgoricë-Shkup.
Në konferencën për shtyp, siç informoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, është komunikuar se kryeministri i Maqedonisë, kryesuesi me Këshillin e ministrave të BeH-së, dhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të dërgojnë letër të përbashkët deri te të gjitha kompanitë ajrore, të interesuara që të vendosin linjë ajrore Sarajevë-Podgoricë-Shkup, si dhe se nisma është e hapur edhe për vende tjera, siç është Republika e Maqedonisë.
“E shfrytëzojmë çdo mundësi që ta avancojmë bashkëpunimin në çdo nivel të mundshëm, si pritje e BE-së, por edhe në dobi të qytetarëve të dy vendeve”, theksoi Zaev para gazetarëve.
Ai shtoi se bëhet fjalë për avancim të mundësive për bashkëpunim ekonomik, në fushën e tregtisë dhe në fushën e IT sektorit.
Në këtë drejtim është ftuar BeH që të jetë në mënyrë aktive e kyçur në samitin e IT që e organizon Republika e Maqedonisë në Shkup në nivelin rajonal, me qëllim të avancimit të ekonomisë digjitale, lidhjeve tregtare dhe të komunikacionit. Për këtë është shprehur interes për bashkëpunim nga ana e përfaqësuesve të BeH-së.
“Presim që gjithë Ballkani Perëndimor të marrë BE perspektiva”, tha Zaev, i cili shtoi se gjatë takimeve të tij me përfaqësuesit e lartë të BE-së, do të angazhohet për integrimin e të gjitha shteteve nga rajoni i Unionit.
Kryesuesi me Këshillin e ministrave të BeH-së, Zvizdiq në konferencën për shtyp kumtoi se Maqedonia dhe BeH-ja së bashku do të paraqiten edhe në bashkëpunimin rajonal edhe para BE-së.
Në takimin e punës është vlerësuar se bashkëpunimi mes dy shteteve është i mirë dhe shkon në linjë të epërme, se do të thellohet në nivel politik dhe ekonomik, sidomos me krijimin e kushteve të mira për investuesit vendorë dhe të huaj në vend, se dy shtetet kanë qëllime, ngritje të standardit të jetesës së qytetarëve, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në shtetet dhe në rajon, si dhe integrimet në BE dhe NATO./Telegrafi/