Telegrafi

Zaev dhe Vuçiq përmes telefonit do të flasin për situatën e fundit mes Shkupit dhe Beogradit

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot pritet që përmes linjës telefonike të bisedojnë për ngjarjet e fundit mes Shkupit dhe Beogradit.

Nga kabineti i presidentit serb për mediat e Serbisë kanë thënë se biseda telefonike mes Vuçiqit dhe Zaevit është planifikuar për sot në orën 12, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, dje njoftoi se edhe ai përmes telefonit do të bisedojë me homologun e tij Nikolla Dimitrov, ndërsa është planifikuar edhe takim mes kryeministres serbe, Ana Bernabiq dhe kryeministrit të Maqedonis, Zoran Zaev, në takimet joformale që do të mbahen në Durrës të Shqipërisë mes kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Serbia të dielën vendosi që ta tërheq të gjithë personelin e saj nga ambasada në Shkup, së pari pa ndonjë arsye, ndërsa më pas shpjeguan se diplomatët dhe të punësuarit në ambasadën në Shkup janë sulmuar./Telegrafi/