Site icon Telegrafi

Zaev dhe Tsipras të mërkurën në takim në Davos të Zvicrës

Pas takimit të negociatorëve të Maqedonisë dhe Greqisë, i cili u mbajt në New York me ndërmjetësim të Matthew Nimetz, të mërkurën në Davos të Zvicrës do të mbahet takimi i parë i drejtpërdrejtë mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras.

Në takim do të bisedohet për emrat e propozuar, si dhe për aktivitetet që duhet të ndërmarrin grupet e punës, të udhëhequr nga ministrat e punëve të jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Emrat të cilat përfliten në media janë “Gorna Makedonija”, “Nova Makedonija”, “Severna Makedonija”, “Vardarska Makedonija” dhe “Republika Makedonija Skopje”, por të gjitha të lexohen në gjuhën maqedonase dhe të shkruhen në latinisht./Telegrafi/

Exit mobile version