Telegrafi

Zaev dhe Tsipras me delegacionet e tyre kanë arritur në Otoshevë

 

Delegacionet të cilët morën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes në Psaderes në anën greke, kanë arritur në Otoshevë ku është planifikuar planifikuar drekë e përbashkët, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Të pranishëm janë kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe siguri politike, Federica Mogherini, euro-komisari për zgjerim, Johannes Hahn, ndërmjetësuesi Metthew Nimetz dhe ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zbogar. /Telegrafi/