Site icon Telegrafi

Zaev dhe Filipçe marrin pjesë në Kongresin e tretë të partisë Syriza

Ish-kryeministri Zoran Zaev dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe janë mysafirë në Kongresin e tretë të partisë greke të Alexis Tsipras, Syriza.

Me fjalim të kreu të Syrizas, Alexis Tsipras sot pasdite në Athinë filloi Kongresi i tretë i partisë Syriza, ky si mysafirë janë ish-kryeministri Zaev dhe ish-ministri Venko Filipçe.

Zaev dhe Filipçe para fillimit të kongresit u pritën nga ish-ministrat e qeverisë së Syriza në mesin e të cilëve edhe ish-shefi i diplomacisë greke dhe arkitekti i Marrëveshjes së Prespës, Nikos Kotzias.

Kujtojmë se Zaev dhe Tsipras më 17 qershor të vitit 2018 arritën Marrëveshjen e Prespës me çka u debllokua procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO./Telegrafi/

Exit mobile version