Telegrafi

Zaev dhe Borisov sërish Ilindenin do ta festojnë bashkë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe ai i Bullgarisë, Boyko Borisov, sot në Bllagoevgrad së bashku do ta shënojnë 115 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit.

Dy kryeministrat do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së luleve në përmendoren e Goce Dellçevit, në sheshin “Maqedonia” në Bllagoevgrad, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo do të jetë hera e dytë që Zaev dhe Borisov festojnë së bashku Ilindenin, pas nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bulltarisë para një viti.

Në shënimin e Ilindenit do të marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, si dhe zv.kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov./Telegrafi/