Telegrafi

Zaev dhe Ahmeti takohen për të gjetur zgjidhje për ç’bllokim të Kuvendit (Video)

Dy liderët e partive politike LSDM dhe BDI, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, konfirmuan se zhvillojnë takime të vazhdueshme në Kuvend në kuadër të gjetjes së një zgjidhje për zhbllokimin e këtij institucioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev shpreson se institucionet do të zhbllokohen shume shpejt dhe mazhoranca parlamentare po bën çdo gjë ne parime me kushtetutën për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kriza dhe për të zgjedhur kryparlamentarin e ri.

Zaev tha për Alsat-M se LSDM vazhdon të ketë mbështetjen e partive shqiptare si dhe Lsdm po bën gjithçka për të shmangur tensionet dhe kalimin e pushtetit në mënyrë paqësore. Ahmeti tha se çështja e mbështetjes për LSDM-në është ekzagjeruar sepse partia e tij tashmë ka pranuar se do të jetë në anën e zgjidhjes së krizës./Telegrafi/