Telegrafi

Zaev: Dhash udhëzime të porositim vaksinat ruse të “Sputnik”

Kryeministri Zoran Zaev në konferencë për shtyp theksoi se tashmë janë dhënë udhëzime që të porositen vaksinat ruse kundër coronavirusit.

“A do të porositnim nga Sputnik? Po, dhashë udhëzime dhe siç na njoftuam, kanë kapacitet prej 100 mijë vaksinave”, tha Zaev.

Ai shtoi se janë bërë porositë dhe marrëveshjet për vaksinat.

“Janë vendosur kontakte me qëllim që procesi i vaksinimit të mbulohet dhe të vazhdohet me dinamikën e paraparë|, tha Zaev./Telegrafi/