Site icon Telegrafi

Zaev: Dëshirojmë zgjidhje, por jo me çdo çmim

“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për zgjidhjen e çështjes së emrit, por jo me çdo çmim”. Kështu theksoi kryeministri, Zoran Zaev, i cili nuk zbuloi asnjë detaj rreth përcaktuesit të pranueshëm gjeografik, në mënyrë që të mos dëmtojë negociatat.

Ai ishte i prerë se zgjidhja e mundshme për kontestin me Greqinë do t’i respektojë identitetet dhe dinjitetet e të dyja palëve, por se nuk ka nevojë për ndryshim të Kushtetutës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Besoj se absolutisht e dimë çfarë është ajo që është e mundur, çfarë është ajo që është e lejuar dhe deri ku duhet të shkojmë. Do të bëjmë gjithçka që të gjejmë zgjidhje të këtij problemi 25-vjeçar, por jo edhe me çdo çmim”, shtoi Zaev.

Sipas tij, ekzistojnë struktura radikale edhe në të dy vendet, por se duhet të bëhet gjithçka që të gjendet zgjidhje që në të ardhmen të ndërtohet miqësi dypalëshe./Telegrafi/

Exit mobile version