Telegrafi

Zaev-Dendias: Greqia është investitori i tretë më i madh në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Zoran Zaev u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Dendias si pjesë e vizitës së tij zyrtare në vend. Në takimin dypalësh, ata diskutuan përkrahjen që Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdimisht merr nga Republika e Greqisë në rrugën drejt integrimit euro-atlantik dhe zhvillimin e tregtisë dhe investimeve midis dy vendeve.

Greqia është investitori i tretë më i madh në Maqedoninë e Veriut, dhe aspiron të vijë i pari. Marrëveshja e Prespës është një mundësi e shkëlqyeshme për të forcuar lidhjet kulturore dhe ekonomike midis dy vendeve.

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias tha se pavarësisht kush është në pushtet në Greqi, çdo qeveri është në parim e përkushtuar të zbatojë përfundimet e Samitit të Selanikut, i cili mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Dendias shtoi se me kërkesë të kryeministrit Mitsotakis, në periudhën e ardhshme ai do të intensifikonte axhendën e tij të lobimit në qendrat evropiane të pushtetit, duke kërkuar që Maqedonia e Veriut të fillojë procesin e negociatave me Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur./Telegrafi/