Site icon Telegrafi

Zaev-Dedaj: Marrëdhënia mes dy vendeve janë prioritet i Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me Gjergj Dedaj, ambasadori i Republikës së Kosovës në vendin tonë.

Në takim u shprehën urime për formimin e Qeverisë së re pro-evropiane, e cila pas anëtarësimit në NATO, u vlerësua se me sukses do të punojë edhe në integrimet evropiane, që konsiderohet si përfitim në avancimin e tërë rajonit.

“Integrimet në NATO dhe në BE janë e ardhmja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe vendeve nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Politikat e zgjedhjes, në vend dhe me fqinjët, edhe kur bëhet fjalë për vendime të guximshme dhe të vështira, qytetarët ti respektojnë, sepse hapin perspektiva. Kjo u tregua edhe me besimin e dhënë për formimin e Qeverisë së re në vend dhe shpresojmë se është inkurajim dhe shembull i mirë për tërë rajonin. Në periudhën e ardhshme do të punojmë në mënyrë aktive në ekonominë dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, për të cilën u krijuan kushte të reale, pasi që i mbyllëm çështjet që na e pengonin rrugën e zhvillimit të vendit tonë”, tha Kryeministri Zaev.

Në mbledhje u shpreh përcaktim i përbashkët për avancimin e raporteve të mira fqinjësore mes dy vendeve dhe mes vendeve në tërë rajonin, me ndihmë dhe mbështetje reciproke, si në ballafaqimin me pasojat nga pandemia, ashtu edhe në ekonomi dhe në rrugën e perspektivave euroatlantike.

 

Exit mobile version