Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe sekretari shtetëror në MPJ Viktor Dimovski, sot u takua me ministrin malazez të Punëve të Jashtme Srdjan Darmanoviq, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Malit të Zi, Predrag Mitroviq.
Darmanoviq, siç njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë, ka vlerësuar se qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë dhënë mbështetje të fuqishme për konceptin e hapur reformues dhe multietnik të Qeverisë së re, që u dëshmua në zgjedhjet e fundit dhe se politikat e këtilla qeveritare i hapin perspektivat euro-atlantike të Maqedonisë.
Ministri Darmanoviq ka shtuar se është i dukshëm përparimi i Maqedonisë pas ndryshimeve, e cila është shembull i mirë në rajon.
Mali i Zi, i cili nga Maqedonia e mori kryesimin me Grupin e Adriatikut, siç është theksuar, e mbështet Republikën e Maqedonisë në aspiratat në NATO dhe do të qëndrojë pas shtetit në këtë rrugë.
Në takim bashkërisht është konstatuar se takimet e shpeshta të niveleve të larta qeveritare midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Malit të Zi, kontribuojnë edhe për intensifikim të bashkëpunimin midis dy shteteve dhe për bashkëpunimin rajonale e cila është e rëndësishme në proceset euro-atlantike të vendit.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë punon për avancimin e standardit të qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve rajonale me qëllim që të sigurojë edhe jetë cilësore në Maqedoni dhe arritjes së qëllimeve strategjike të shtetit për anëtarësim në BE dhe NATO. “, ka thënë Zaev.
Ai ka shtuar se anëtarësimi i Republikës së Malit të Zi në NATO është shembull motivues se si nëse ka vullnet politik mund të arrihen rezultate.
Ministri malazez i Punëve të Jashtme Darmanoviq ka shtuar edhe se marrja e datës për negociata të Republikës së Maqedonisë me BE-në do të jetë impuls i rëndësishëm plotësues për perspektivat e hapura evropiane për gjithë rajonin./Telegrafi/