Kryeministri Zoran Zaev, përmes një postimi në Facebook ka uruar shqiptarët dhe qytetarët tjerë me rastin e 22 Nëntorit – Ditën e Alfabetit shqip.
“Në ditën e sotme më 1908, në Manastir përfundoi Kongresi I Manastirit ku u krijua alfabeti shqip i standardizuar. Kongresi ishte thirrur më 14 Nëntor dhe në të kanë marrë pjesë delegatë nga Maqedonia, Shqipëria dhe nga bashkësitë shqiptare në Rumani, Egjipt, Amerikë, Greqi, Itali, Turqi dhe vende tjera.
Me shpalljen e 22 Nëntorit për Ditë të Alfabetit Shqip dhe kremtimin e kësaj feste të rëndësishme për komunitetin shqiptar si pjesë përbërëse të pasurisë gjuhësore dhe kulturore të RMV-së, konfirmojmë se gjuha dhe shkrimi janë ura për mirëkuptim mes traditave, kulturave dhe trashëgimive shpirtërore.
Për këtë thirremi edhe në vlerat tona maqedonase, që njëkohësisht janë edhe evropiane dhe me të cilët lëvizimin e rrugën e integrimit në BE.
Shënimi I vlerave kulturore, ngjarje dhe tradita të të gjitha bashkësive etnike, duke llogaritur edhe atë shqiptare, në fakt janë thelbi I shoqërisë sonë multikulturore. Është një kontribut I fuqishëm për të ardhme prosperuese dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.
Përcaktimi ynë është të ndërtojmë dhe kultivojmë një shoqëri të barabartë për të gjithë, njëkohësisht duke respektuar dallimet etnike, kombëtare, fetare dhe kulturore.
Ua uroj Festën – Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe të gjithë pjesëtarëve të komunitetit shqiptar dhe të gjithë qytetarëve.
Ta festojmë bashkë dhe t`I kremtojmë ekzistimin dhe afrimin e traditave kulturore, që në këto hapësira kanë mbijetuar bashkë me shekuj. Uniteti dhe kujdesi që e ofrojmë ndaj njëri-tjetrit janë garanca për të ardhmen tonë të sigurtë, prosperuese dhe evropiane.
T`i kremtojmë dallimet etnike dhe gjuhësore të shoqërisë sonë si përparësi tonën. Si pasurinë tonë të përbashkët – thuhet në urimin e Kryeministrit Zoran Zaev, të publikuar në Facebook.