Ta kalojmë të shkuarën dhe të tanishmen për shkak të së ardhmes së Maqedonisë, porositi kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran zaev para përkuljes së sotme të përbashkët me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov para varrit të Goce Dellçevit në kishëpn Shën Spasi në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Presim që secili të sendërtohet në proceset të cilat shkruajnë histori të re për Republikën e Maqedonisë”, theksoi kryeministri Zoran Zaev dhe bëri thirrje për unitet.
Ai bëri thirrje për përgjegjësi maksimale dhe seriozitet të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve dhe theksoi se kjo është koha kur bëjmë hap përpara. Iu referua Manifestit të KAÇKM-së. “Çfarë Maqedonie do të ndërtojmë, të tillë edhe do ta kemi”, tha Zaev. Maqedonia, shtoi, dha shembull se si të shkohet përpara.
Ai shtoi se rajoni filloi të sillet në mënyrë evropiane dhe për këtë arsye meriton mundësi që anëtaret e BE-së dhe të NATO-s e njohën në Trieste, ndërkaq e njëjta pritet sot në Podgoricë nga nënpresidenti amerikan, Mike Pence. Zaev nënvizoi se Maqedonia ia ofron dorën edhe fqinjëve të tjerë. Ai sërish foli për Ilindenin, duke cekur se duhet ta dëgjojmë porosinë e Dellçevit dhe të mos humbet kohë.
Pas fjalimit në të cilin morën pjesë anëtarë të qeverive dhe të parlamenteve të të dy vendeve, përfaqësues të partive politike dhe të korit diplomatik, dy kryeministrat, Zaev dhe Borisov vendosën lule dhe u përkulën para varrit të Goce Dellçevit, njofton AIM.
Me ceremoninë e sotme në varrin e Goce Dellçevit përfundoi vizita dyditëshe e kryeministrit të Bullgarisë Borisov në Maqedoni, në kuadër të së cilës u nënshkrua Maqrrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. /Telegrafi/