Site icon Telegrafi

Zaev: Çështja për Goce Dellçevin është historike, jo politike

“Historia është shumë e rëndësishme për të dyja palët, por ajo duhet të jetë pika fillestare për ndërtimin e së ardhmes. Vetë marrëveshja dhe detyrimi i ndërmarrë nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria është që të dyja palët të gjejnë periudha historike dhe personalitete përmes prizmit të fqinjësisë së mirë. Siç është arritur marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe për pesë figura historike, besoj se do të arrijmë marrëveshje edhe për Goce Dellçevin. Vetëm të mos përpiqet asnjëra palë të përvetësojë diçka”.

Këtë e deklaroi sonte kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për “Kanal 5”. Ai theksoi se është e rëndësishme që të kufizohet se kjo është çështje e Komisionit të përbashkët dhe jo e politikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev shtoi se Borissov është miku i tij personal dhe me të gjitha marrëveshjet në vitet e kaluara, është forcuar ajo miqësi.

“Është e rëndësishme që Bullgaria të marrë përsipër përmes kësaj marrëveshje të na mbështesë në integrimin tonë evropian dhe euroatlantik. Biseduam me Borisov në lidhje me procesin e Berlinit dhe si ta organizojmë atë dhe si t’i motivojmë liderët evropianë të vijnë tek ne, sepse ne vendosëm ta bëjmë atë me prani fizike. Kjo është 10 nëntori dhe pastaj folëm edhe për ekonominë”, tha Zaev.

Ai theksoi se në bisedën telefonike me Borisovin ata gjithashtu folën për tejkalimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga KOVID-19 dhe për promovimin e bashkëpunimit ekonomik./Telegrafi/

Exit mobile version