Në takimin e sotëm të Kryeministrit Zoran Zaev me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavushogllu u konfirmuan marrëdhëniet e mira miqësore në mes dy vendeve, veçanërisht në pjesën e ekonomike dhe vendosmërinë për të zhvilluar bashkëpunim dhe për të inkurajuar investitorët nga Turqia për investime të reja në vendin tonë.
Siç njoftojnë nga qeveria, gjatë takimit u përshëndet arritjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtim të integrimeve dhe uroi për mbylljen e çështjeve dypalëshe me fqinjët. Mbështetje u shpreh për rrugën e hapur të vendit drejt NATO-s dhe BE-së.
Zaev gjatë takimit përsëriti ftesën e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Pendarovski për presidentin turk Erdogan, për të vizituar Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim u theksuan edhe reformat në sistemin gjyqësor dhe funksionimi i shtetit ligjor që janë të rëndësishme për qytetarët e vendit dhe perspektivat evropiane./Telegrafi/