Telegrafi

Zaev: Me Bullgarinë do ta festojmë Ilindenin bashkë

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrave bullgar dhe maqedonas, respektivisht Borisov dhe Zaev, në Sofje të Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, Borisov ka deklaruar se vendi i tij është për një Maqedoni dhe për anëtarësimin e saj në BE dhe në NATO, duke shtuar se Maqedonia tashmë është stabilizuar dhe se ka mundësinë historike t’i bëjë qytetarët e saj të ndjehen mirë.

Ai premtoi mbështetje që të zgjidhen çështjet me Greqinë.

Edhe Zaev tha se Bullgaria ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar Maqedoninë në integrimet euro-atlantike. Ai është shprehur për festim të përbashkët të Ilindenit.

“Më 2 gusht do të festojmë ‘Ilindenin’ në Republikën e Maqedonisë dhe do të nënshkruajmë marrëveshje për fqinjësi të mirë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev./Telegrafi/