Site icon Telegrafi

Zaev: Bullgaria shkeli marrëveshjen, qëndrimet e tyre janë ofenduese për ne

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot nëpërmjet një konference për shtyp ka shprehur zhgënjimin e tij, në lidhje me veton e Bullgarisë për nisjen e negociatave me BE-në.

Ai tha se me këtë hap, Bullgaria ka shkelur marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2017 në mes të dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjithë e kemi të qartë se deri në këtë moment Bashkimi Evropian nuk ka arritur pajtueshmëri për kornizën negociuese me vendin tonë. Ky gabim i papërgjegjshëm është një lajm i hidhur për të gjithë kombin tonë. Në këtë ditë, ne dëgjojmë zhgënjimin e madh të të gjithëve në një frymë”.

“Bullgaria vuri veton, shkeli Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë dhe kështu bllokoi rrugën e integrimit tonë evropian, për të cilin institucionet e BE-së dhe vendet anëtare, përfshirë edhe Bullgarinë, kanë theksuar vazhdimisht se ne i përmbushim kushtet për fillim të negociatave”, deklaroi Zoran Zaev./Telegrafi/

 

Exit mobile version