Kryeministri Zoran Zaev në intervistë për gazetën bullgare “BG NES” theksoi se shumë punë kanë ndryshuar në drejtim pozitiv në dy vitet e fundit që nga nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
“Bullgaria mund të na ndihmojë në procesin e integrimeve evropiane. Ajo ishte e para e cila luftonte në Komisionin Evropian që të na jepet data për fillimin e negociatave. Bullgaria e ndau të gjithë këtë përvojë në procesin e negociatave për anëtarësim. Ajo ishte ndër vendet e para e cila ratifikoi protokollin për anëtarësim në NATO. Bullgaria e tregoi miqësinë e saj. Shpresoj që ta tregojmë të njëjtën”, tha Zaev.
Në të njëjtën kohë, sipas Zaevit, është ndaluar sistemi, i cili ishte vendosur në vitin 1945 dhe me dekada janë keqësuar marrëdhëniet dypalëshe.
Kryeministri tha se në dy vitet e fundit është arritur përparim i madh në tregti. Në dhjetë muajt e para të vitit 2018 shkëmbimi tregtar është rritur për 16.5% në krahasim me vitin 2017.
“Kjo është një përqindje e madhe dhe flasim për mundësi që i kemi dhënë bashkëpunimit ekonomik”, tha Zaev./Telegrafi/