Kryeministri Zoran Zaev u takua me kryetarin e Selanikut Yannis Boutaris, ku u konstatua se përpjekjet e kryeministrit Zaev dhe kryetarit të Selanikut për miqësi midis qytetarëve të të dyja vendeve u realizuan nëpërmjet politikave të bashkëpunimit dhe besimit të vërtetë të ndërsjellë, edhe para nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës.
Vlerësohet se politika e konfliktit nënkupton humbje nga të dyja palët, ashtu si përpjekjet e përbashkëta për të gjetur një zgjidhje do të thotë përfitim për të dyja palët.
Kryeministri Zaev tha se kryetari i Selanikut, Boutaris, i cili është një mik i madh i vendit tonë, është i përfshirë në marrëveshjen e arritur të Prespës.
“Sot, dy vendet tona kanë një të ardhme të madhe përpara, me shumë mundësi. Marrëveshja e Prespës është një partneritet strategjik për fushat e rëndësishme për qytetarët e të dyja vendeve. Përfitimet tashmë janë ndjerë nëpërmjet bashkëpunimit në bujqësi, energji, investime të reja, bashkëpunimit të komuniteteve të biznesit, shkëmbimit të përvojave në fushën e ekologjisë dhe turizmit, përpjekjeve për të lehtësuar kalimet kufitare. Ne vetëm kemi përfituar nga vendosja e marrëdhëniet të mira fqinjësore. Dhe mënyra e arritjes së një zgjidhjeje, përmes dialogut të ndershëm, mbi çështjet e ndjeshme, të arritura me marrëveshjen e Prespës është një përfitim për të gjithë rajonin”, tha Zaev./Telegrafi/