Vazhdojnë debatet për plotësimin e vendit të Ministrit të shëndetësisë, e liruar nga kryetari aktual i komunës së Gostivarit. Tani bisedojmë se si të plotësohet ai vend ministror dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë kombinim tjetër në Qeveri. Nuk mendojmë në atë drejtim, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.
“Me të vërtetë në ndarjen e parë të dikastereve, Ministria e shëndetësisë iu dha Aleancës për Shqiptarët për shkak të doktor Arben Taravarit, i cili vlente si personalitet i pranueshëm për këtë sektor. Unë jam i bindur se për disa ditë do të shpallim strukturën e plotë të Qeverisë”, tha Zaev si përgjigjë për pyetjen e gazetarëve a ka të vërtetë në spekulimet për rikonstruim të Qeverisë./Telegrafi/