Kryeministri Zoran Zaev ka bërë të ditur se këtë fundjavë përfundojnë bisedimet për përbërjen e re qeveritare, ndërsa pas pas 1 majit do të dihet saktë përbërja e re ministrore dhe vedet e drejtorëve.
Më herët, Zaev bëri të ditur se është në bisedime që në Qeveri të përfshihen të dy krahët e Lëvizjes Besa, si edhe PDSH-ja e Menduh Thaçit.
Që të tre grupimet kanë pohuar se janë duke u zhvilluar bisedime. Nga grupet e Lëvizjes Besa ka konfirmim se do të jenë pjesë e qeverisë, por jo edhe nga PDSH-ja. /Telegrafi/