Site icon Telegrafi

Zaev: Bisedimet e BE-së me Ballkanin Perëndimor, moment historik

Në vazhdën e aktiviteteve me rastin e “Ditës së Evropës”, kryeministri Zoran Zaev sot në Shtip tha se BE-ja me Ballkanin Perëndimor do të jetë fuqi më e madhe politiko-ekonomike në botë.

Kryeministri Zaev edhe njëherë theksoi se qytetarët e vendit janë përcaktuar për BE për shkak të vlerave në të cilat beson se tanimë edhe i praktikohen.

“Derisa i përcjellim urime të gjithë evropianëve, përcjellim porosinë “Mbështetuni tek ne!” Raundi i ri i negociatave për zgjerim të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor i paralajmëruar nga presidenti i Komisionit Evropian, Juncker është edhe një hap historik i Evropës, që do ta bëjë Unionin lojtar edhe më të madh ekonomik dhe politik në skenën ndërkombëtare”, tha Zoran Zaev.

Ndërsa ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar duke folur në gjuhën maqedonase edhe një herë porosit vendin të vazhdojë me reformat e brendshme dhe ndërtimin e fqinjësisë së mirë.

Exit mobile version