Site icon Telegrafi

Zaev, bisedë telefonike me Mogherini

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka biseduar përmes telefonit me Përfaqësuesen e lartë për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë së BE, Federica Mogherini. Zoran Zaev e përsëriti qëndrimin e LSDM që korniza e definuar me Marrëveshjen e Përzhinos është zgjidhja e vetme reale për krizën e vështirë me të cilën ballafaqohet shteti jonë, bëjnë të ditur nga LSDM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Republikës së Maqedonisë i nevojiten zgjedhje të besueshme me Listë zgjedhore të pastruar, reforma të mediave dhe pa presione.

Njëkohësisht, Zaev e informoi Mogherini se opozita deri më tani nuk i tërhoq anëtarët e saj të KSHZ që ta sigurojë praninë e saj dhe kontrollin e procesit dhe të sigurojë parandalimin e manipulimeve dhe keqpërdorimeve të mundshme.

Në këtë temë do të debatohet edhe në mbledhjen e nesërme të partnerëve të koalicionit dhe propozimi i LSDM do të jetë që anëtarët e saj të vazhdojnë me pjesëmarrje në punën e KSHZ që të parandalohen manipulimet eventuale me Listën zgjedhore./Telegrafi/

Exit mobile version