Site icon Telegrafi

Zaev: Bashkë do ta kthejmë shkëlqimin e qytetit të Shkupit

Shkupi dhe komunat e tij do të jenë në shërbim të qytetarëve, pushteti lokal do të punojë vetëm në interes të qytetarëve dhe në konsultime me to. Nuk do të shpenzohen paratë e tyre për biznese të individëve të caktuar, nuk do të shkatërrohet gjelbërimi i qytetit dhe nuk do të miratohet plane urbanistike që e dëmtojnë qytetin. Do ta kthejmë shkëlqimin dhe shpirtin e Shkupit, ashtu siç e dëshirojnë qytetarët e tij, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në tubimin në Sallën univerzale në Shkup.

“Përfundoi koha kur nga disa karrige në kabinete nën urdhër të Gruevskit dhe Trajanovskit, kryetarët e komunave tjera e krijonin pamjen e Shkupit tuaj, të kryeqytetit tim. Kjo kohë ka kaluar. Askush nuk mund të na ndalë në qëllimin tonë që ta bëjmë Shkupin ashtu si e duan qytetarët e saj”, tha Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version