Telegrafi

Zaev-Barishiq: Kroacia mbështet euroitegrimin e Maqedonisë

Zoran Zaev u takua me Danijella Barishiq, ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë, e cila po përfundon mandatin e saj në vend.

Në takim ambasadorja shprehu mbështetjen e Krocaisë për euroitegrimet e Maqedonisë.

U biseduar për rëndësinë e ballafaqimit të efektshëm me krimin dhe korrupsionin dhe në këtë drejtim, është diskutuar miratimi i ligjit për prokurorinë publike.

“Ne kemi vendosur, si qeveri, të gjitha parakushtet për funksionimin e shtetit të së drejtës. Ne presim që së shpejti të përfundojë ky proces me miratimin e ligjit për prokurorinë publike në Kuvend. Integrimi në NATO dhe data e pritshme e fillimit për bisedimet e pranimit në BE dhanë rezultate fillestare ndërsa ekonomia u rrit. Pagat më të larta dhe standardi më i lartë i jetesës është ajo në të cilën jemi përqendruar fort”, tha kryeministri Zaev./Telegrafi/