Telegrafi

Zaev: Ballkani Perëndimor krijon ardhmëri të bashkuar në BE dhe NATO (Video)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dha deklaratën e tij përmbyllëse pas përfundimit të Forumit të 48-të ekonomik botëror, ku tha se shtetet që janë në zhvillim kanë mundësi unike të mësojnë dhe të frymëzohen nga liderët ekonomik botëror, gjegjësisht nga ata që udhëheqin shtigjet e zhvillimit botëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Forumi në Davos është shumë i rëndësishëm për Repulikën e Maqedonisë dhe veçanërisht për qytetarët e vendit. Pas izolimit shumëvjeçar, liderët politik të Maqedonisë dhe rajonit, përsëri janë të pranishëm, sëbashku kanë zërin e tyre në skenën politike dhe ekonomike botërore. Qëndrimi ynë ëshë dëgjuar këtu: Ballkani Perëndimor krijon ardhmëri të bashkuar në BE dhe NATO”, tha Zaev.

Siç informon Zaev, liderët botëror kanë thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të kujdesen për zhvillimin e bashkësive lokale dhe të investohet në aftësitë e njerëzve.

“Në të gjitha takimet që realizuam me ministrin e punëve të jashtme, pranuam përkrahje të fuqishme për reformat që zbatojmë në Maqedoni. Miqtë politik të Maqedonisë dhe investuesit e mundshëm përcollën një porosi të qartë: Reformat janë element kyç për prosperitet ekonomik!”, tha Zaev./Telegrafi/