Telegrafi

Zaev-Baily: Pas zgjedhjeve të intensifikohen reformat

Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me ambasadorin e SHBA-së Jess Baily. Ata në takim u dakorduan se pas procesit zgjedhor janë krijuar rrethana që qeveria të fokusohet më intensivisht në proceset e paralajmëruara reformuese.

Baily uroi vendin për procesin e suksesshëm zgjedhor dhe porositi institucionet shtetërore që t’i Zbatojnë rekomandimet e vëzhguesve të OSBE/ODIHR, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga qeveria, Zaevi u falënderua për urimet për realizimin e procesit zgjedhor dhe theksoi se fitorja në zgjedhjet dhe numri i madh i vendeve të fituara të kryetarëve të komunave për koalicionin që e kryesoi në zgjedhje, në të njëjtën kohë është edhe përgjegjësi e madhe dhe se pason periudhë në të cilën besimi i fituar do të duhet të arsyetohet.

Kryeministri theksoi se në realizimin e reformave esenciale qeveria mbetet në angazhimin që ky proces të jetë jashtëzakonisht inkluziv dhe se në këto aktivitete pret inkuadrim më aktiv të opozitës dhe faktorëve të tjerë./Telegrafi/