Kryeministri Zoran Zaev thotë se Qeveria e RM nuk ka për qëllim të përjashtojë punonjës dhe se askush që punon ndershëm dhe fiton pagën e tij nuk do të largohet, por, të gjithë duhet të jenë rregullisht të pranishëm në vendin e punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke u përgjigur pyetjeve të gazetarëve nëse dhe pse nga vendet e punës në Qeveri largohen nga puna romë të cilët kanë qenë të punësuar, Zaev tha ka vetëm propozime për vendime të përjashtimit nga puna. Paralajmëroi se do ë ketë takim me to ndërmjet Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve dhe se do të mundohet të ju sqarojë se në pajtim me ligjin, nëse dikush nuk paraqitet në vendin e punës tri ditë, duhet të largohet nga vendi i punës.
“Unë do t’i takoj ato të punësuar personalisht që t’ju them se nëse marrin paga, duhet të jenë në punë. Ato janë qytetarë tanë dhe unë nuk i ndaj në maqedonas, romë, shqiptar dhe turq. Detyrimisht të vinë në punë dhe të kryejnë punën e tyre në mënyrë të ndershme, paga të cilat jepen nga tatimet që paguajnë qytetarët”, tha Zaev./Telegrafi/