Telegrafi

Zaev anulon pjesëmarrjen në mbledhjen e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili është edhe presidenti i radhës i Këshillit të Bashkimit Evropian, vendosi të mbledhë më 19 nëntor, në Vjenë, kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Nga kabineti i kancelarit Kurz për “Tanjug” thonë se në drekë do të jetë prezent kreu i qeverisë serbe, Ana Brnabiç, kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi, Edi Rama dhe Dushko Markoviq, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri, Zoran Zaev, më parë kishte lajmëruar se do të jetë prezent në drekën e punës mirëpo për shkak të problemeve të brendshme politike Zaev ka anuluar pjesëmarrjen e tij.

Në takim, përveç kryeministrave të Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës, do të jenë prezent edhe komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn dhe ajo e Ekonomisë Dixhitale, Maria Gabriel./Telegrafi/