Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë sot është takuar me ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni ku kanë biseduar për zgjedhjet dhe zbatimin e refomave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, thuhen në njoftimin e LSDM drejtuar Telegrafit në Maqedoni.
”Jemi të fokusuar që të mundësojmë zgjedhje sipas kërkesës së qytetarëve dhe nuk lejojmë keqpërdorime me vullnetin e qytetarëve. Çdo ditë jemi në terren për të hapur për të dëgjuar sa më shumë qytetarë dhe brengat e tyre. Gjithashtu ju japin hapësira për të dhënë ide se si të ndihmojmë shtetin për të dalë nga kriza politike” tha mes tjerash, kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.
Në takim është biseduar edhe për kushtet që janë vënë Maqedonisë për rrugën e saj drejt euro-integrimeve./Telegrafi/