Site icon Telegrafi

Zaev: Aksioni për pastrim do të jetë inkurajim për ta rritur eko ndërgjegjen

Kryeministri Zoran Zaev shkroi se mjedisi jetësor i pastër është i rëndësishëm për secili për neve por vetëmnëse jemi të angazhuar dhe ta mbrojmë bashkërisht.

“Aksioni i sotëm ku marrin pjesë të gjithë të punësuarit në institucione shtetërore duhet të jetë inkurajim për ta rritur eko ndërgjegjen dhe bashkërisht duhet ta mbrojmë mjedisin jetësor” shkroi kryeministri Zaev në ‘Facebook’, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri thotë se do të pastrohet në 20 lokacione në Shkup ku do të përfshihen 40.000 njerëz.

“Mjedisi jetësor i pastër është i rëndësishëm për çdonjërin prej neve, por vetëm nëse bashkërisht jemi të angazhuar”, shkroi Zaev.

Lexo po ashtu Të punësuarit e sektorit publik do të pastrojnë në 20 lokacione në Shkup

Ndryshe, aksioni për pastrim në 20 lokacione në Shkup ku përfshihen punëtorët e sektorit publik do të mbahet sot dhe në këtë mënyrë do të zëvendësohet 2 janari i këtij viti i cili ishte ditë pushimi./Telegrafi/

 

Exit mobile version