Kryeministri Zoran Zaev ka shpalosur detaje në lidhje me takimin e tij të mbrëmshëm me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, në Kuvendin e Maqedonisë.
Sipas tij, në takim është biseduar për çështjen e emrit me Greqinë, pritshmëritë nga takimi i sotëm në Vjenë dhe për zgjerimin e koalicionit qeveritar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në konferencën për shty, Zaev ka theksuar se Qeveria ka nevojë për një shumicë parlamentare më stabile, pasi që afrohet një sezonë e vendimeve serioze.
Ai bëri të ditur se deri më 10 prill duhet të plotësohen vendet e zv. ministrave që janë të lira, vendet e drejtorive në ndërmarrjet publike, dhe vendet e sekretarëve shtetërorë.
Zaev tha se deri më 17 prill duhet të votohen ligjet reformatore sipas planit 3-6-9. Njiherit, Zaev kërkoi të mos pengohet Ligji për përdorimin e gjuhëve./Telegrafi/