Partnerët e koalicionit qeveritar, përfaqësuesit e pushtetit lokal si dhe përfaqësues nga sektori i shoqërisë civile, zotohen për tolerancë zero kundër korrupsionit. Në deklaratën e nënshkruar me rastin e ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe në prani të ambasadori amerikan, Jess Baily, zyrtarët thanë se do të bëjnë gjithçka për të parandaluar, por edhe për të kërkuar përgjegjësi për të gjitha format e korrupsionit.
”U zotova se do të kem 0 tolerancë për korrupsion në Qeveri dhe në partinë time. Korrupsioni së bashku me pa barazinë, keq qeverisjen dhe transakcionet financiare jo legale janë faktorë që na dërgojnë deri tek pasiguria dhe jo drejtësia në shoqëri për të gjithë qytetarët”, deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ligji duhet të jetë mbi të gjithë dhe se ai gjithmonë ka kërkuar hetimin e gjithë anëtarëve të partisë së tij nëse janë të përfshirë ose jo në vepra kriminale edhe atë nga viti 2002.
”Hetim i vërtetë që gjithçka të dalë në sipërfaqe për çdo funksionar për veprimtarin e tij për punën e tij sepse mendoj se vetëm kështu ne mund të vendosim punën e vërtetë në vend”, tha Ali Ahmeti,Kryetari i BDI-së.
Ne, Aleanca për Shqiptarët zotohemi për zero tolerancë kundër korrupsionit në qeveri dhe në partinë time”, u shpreh Arben Taravari, Sekretar i Përgjithshëm, Aleanca për Shqiptarët.
Ambasadori amerikan i cili ditë më parë denoncoi bonuset e anëtarëve të KSHZ-së, tha se korrupsioni është kanceri i shoqërisë duke theksuar nevojën për luftë të pa kompromis kundër kësaj dukurie negative.
”Korrupsioni në fakt është kancer në shoqëri. Por kjo plagë mbetet vetëm fjalë në letër në qoftë se nuk merren vepra konkrete”, tha Xhes Bejli, ambasador amerikan.
Përfaqësuesja e UNDP-së, Luisa Winton tha se një shoqëri mund të ketë sukses vetëm nëse lufton me ngulm të gjitha format e korrupsionit. Sa më shumë të ketë korrpsion, aq më i varfër është populli, tha Winton.
Nënshkrimi i deklaratës për luftë kundër korrupsionit u bë në organizim të komitetit të Helsinkit në Maqedoni./Alsat-M/Telegrafi/