Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në prag të festës së Vitit të Ri, i ka uruar të gjithë qytetarët e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘2017 do të jetë viti i jetës sonë. Zgjodhëm jetën. Me këmbëngulje kemi vendosur për të kthyer jetën përsëri. E filluam vitin 2016 me shpresën se do ta kthejmë jetën përsëri, se do të arrijmë të motivojnë fëmijët tanë të jetojnë dhe të punojnë në shtëpi. Do të krijojmë kushte për të qenë të barabartë dhe paqësor’, – tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev, në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar qytetarëve. /Telegrafi/