Ish-trajneri i Interit, Alberto Zaccheroni beson se Nerazzurrët janë duke bërë një zgjedhje të madhe me Stefano Piolin, të cilin ai e krahason me Antonio Conten.
Zaccheroni arriti në mes të rrugës së Interit në sezonin 2003-04 dhe në fund i kualifikoi në Ligën e Kampionëve, duke hedhur edhe themelet për sundimin e suksesshëm Roberto Mancini.
“Pioli? Ai ka treguar në vitet e fundit se është një nga trajnerët me idetë më të mira pas Antonio Conte”, ka thënë Zaccheroni për Rai Radio, përcjell Telegrafi.
“Inter po emëron zgjidhen më të mirë italiane dhe kjo është një ide e madhe”.
“Në Inter, kam ardhur në një kohë të caktuar. Ne kishim një skuadër që nuk ishte shumë e italiane, por të paktën ata e dinin Ligën italiane”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/